Për 1 vit, qe sa pasuni e paligjshme u konfisku

pasunia

Numri i vogël i konfiskimeve, dhe mospërputhja e statistikave që japin institucionet që mirren me menaxhimin e konsifkimit dhe sekuestrimit të pasunisë së paligjshme në Kosovë, mbeten problemet kryesore të luftimit të kësaj dukunie.

Kështu kanë vlerësu sot organizatat jo-qeveritare që monitorojnë punën në këtë drejtim.

Nga nji raport i nxjerrë prej organizatës “Çohu”, del se për vitin 2015 vlera e sekuestrimeve asht 16 milionë, derisa ajo e konfiskimeve asht 100 mijë euro.

Hartuesit e raportit konsiderojnë se vlera e konfiskimeve asht shumë e vogël dhe se institucionet po fokusohen ma shumë në individë dhe jo në para.

Në tryezën e organizueme nga “Çohu”, ku edhe u ba prezentimi i raportit, u tha se suksesi në zbatimin e ligjit asht zero.

Arton Demhasaj, i cili paraqiti raportin, tha se nji problem i madh po qendron edhe te paraqitja e statistikave.