Për 17 ditë, 6 të vdekun në aksidente trafiku

Me vdekjen e sotme në aksident trafiku, që ndodhi në komunën e Podujevës, shkon në gjashtë numri i personave që humbën jetën vetëm gjatë 17 ditëve të këtij mueji në Kosovë.

Policia deklaron se të dhanat janë alarmuese sa i përket aksidenteve në trafik, andaj edhe numri i tiketave të shqiptueme arrinë mesatarisht në 2 mijë të tilla mbrenda 24 orëve.

Vetëm në 17 ditëshin e këtij mueji, në nivel vendi, pesë persona vdiqën si pasojë e aksidenteve në trafik.

Krahasue me periudhën e njajtë të vitit të kaluem, numri i aksidenteve me fatalitet ka shënue rritje, ma s’paku për dy persona.

Policia deklaron se shifrat hiç ma të mira nuk janë as për muejin Korrik dhe gjysën e dytë të Qershorit.

Për këtë arsye, ata kanë ngrit alarmin e që kjo ka sjellë edhe numër rekord tiketash të shqiptueme.