Për 2 javë Prokuroria e Shtetit nis aksion kundër uzurpatorëve

Ky ishte interesimi i gazetarëve sot gjatë ditës, kur Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi mbajti konferencë 2 orëshe për media, gja që nuk e banë shpeshë ai.

Për ma shumë se 1 orë e gjysëm, Kryeprokurori Lumezi i thurri lavde punës së prokurorive, tue i përmed të arritunat që i kanë ba gjatë vitit 2015.

Gjatë prezantimit të raportit, Lumezi tha se janë mbi 10 kryetarë të Komunave që po hetohen për korrupsion.

Ndërsa rreth raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, që vlerësonte se korrupsioni në Kosovë asht në nivel endemik, Lumezi përgjigjet në vijë ta njajtë me opinionin e Kryeministrit Mustafa.

Lumezi siguroi se shumë shpejt kanë me marrë nji askion ku kanë me i bastisë pronat që janë të uzurpueme, mbasi që tashmë janë tue i hetue t’gjitha këto raste.

Simbas Kryeprokurorit Lumezi, nëse EULEX qëndron edhe mbas Qershorit kur edhe i përfundon mandati, atëherë atyne nuk duhet dhanë përsëri kompetencat ekskluzive që i kanë pasë deri tash.

Ndërkohë Lumezi nuk prefeori me fole per rastin e Nazim Bllacës, pasi që ai asht bashkëpunues i Prokurorisë dhe ligjërisht nuk guxojnë të flasin me detaje për këtë proces.

Lumezi iu asht përgjigjë edhe akuzave të ish/Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe ish/Rektorit të UP’s, Enver Hasanit tue thanë se ai nuk ka ngritë aktakuzë pasi që simbas tij ajo akuzë ka qenë e ngritun para se ai të vie në pozitën e t’parit të Prokurorisë.