Për 28 Nandorin, krijohet rrjeti i komunave shqiptare

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftue se Tirana, Prishtina, Tetova, Ulqini dhe Presheva e fillojnë shkëmbimin e përvojave n’urbanizëm, inovacion, mjedis, kulturë dhe investim.

 Ai ka shkrue në Facebook se kanë me i shtue edhe komunat edhe fushat.

“Filloi takimi i rrjetit te Komunave Shqiptare. Ringjalljen e këtij rrjeti e patem si ide me Erionin qe një kohë tani por tani në prag të festes së 28 nëntorit e konkretizuam me takimin e parë dyditor në Tiranë”, ka shkrue Ahmeti në Facebook.