Për 6 muej 160 raste të reja me kancer në gji

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë, janë paraqit 160 raste të reja me kancer në gji.
Përderisa në periudhën e njajtë të vitit të kaluem kanë qenë 20 raste ma pak, bajnë të ditun zyrtarë shëndetësorë.

Ndërkaq, simbas zyrtarëve të Institutit Onkologjik, mbrenda nji vjeti në Kosovë preken me lloje të ndryshme të kancerit, rreth 800 persona.

Ekrem Hyseni, drejtor i Institutit Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, thotë për REL se kjo gjendje nuk paraqet nji rritje reale të numrit të prekunve me kancer të gjinit, por vetëdijesimi i grave për diagnostikim të hershëm, ka ndikue në rritje të numrit e të sëmunëve, mbasi që shumë raste në të kaluemen janë zbulue në faza të mavonshme të sëmundjes.

 

Shperndaje në: