Për 6 muej u gjeten 9 mbetje mortore

Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetun ka ba të ditun se gjatë 6 muejve të 2017’tës, janë gjet 9 mbetje mortore, ndërkohë që ka sqarue se shumë lokacione janë mbyll pa rezultate.

Siç kanë thanë ata, 5 mbetje janë gjet në Prizren, 2 në Krushë dhe 2 në nji fshat tjetër.

Kryetari i këtij Komisioni Prenk Gjetaj dhe Kryetari i shoqatës “Zani i prindëve” Bajram Qerkini, kanë thanë se nuk janë të kënaqun me punën që po bahet, mbasi simbas tyne ka mujt m’u ba ma shumë.

Numri i të pagjetunve nga lufta e fundit në Kosovë asht mjaft i naltë.

Janë rreth 1600 persona që ende familjarët nuk dijnë gja për fatin e tyne.