Për 7 muej u mbyllën 1463 biznise vendore dhe 30 të hueja

Numri i bizniseve që janë mbyll të hueja dhe vendore ka shenue rritje gjatë shtatëmuejshit të parë të këtij viti.

Simbas të dhanave Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), gjatë periudhës Kallnor – Korrik 2016 në Agjencinë e Regjistrimit të Bizniseve në Kosovë (ARBK), janë shue 1463 biznise vendese dhe 30 të hueja.

Mirëpo, pos rritjes së numrit të bizniseve të shueme, rritje ka shenue edhe numri i bizniseve të regjistrueme.

Në mesin e sektorëve të cilët mbesin ma atraktivë për zhvillim të biznisit janë bujqësia dhe tregtia.

Njohësit e çashtjeve ekonomike kanë thanë për gazetën “Epoka e Re” se ambienti i të bamit biznis në Kosovë mbetet i pafavorshëm.