Për 90 milion euro, aeroporti i Rinasit blehet prej kinezve

Koncensioni i Rinasit ju shite per 90 milion dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”. Burime jozyrtare konfirmojnë për Top Channel se asht firmos shitja e aeroportit mes kompanisë kineze dhe koncensionarit TIA.

“Everbright Global Airport and Investment Fund” asht pjesë e kompanisë “China Everbright”, e mbështetun nga shteti kinez dhe e specializueme në menaxhim asetesh me nji portofol të gjanë investimesh. Kompania e ka ngrite nji fond të fokusuem në investime në sektorin e aviacionit, porte dhe infrastrukturë europiane.

N’intervistë për “Hong Kong Economic Journal”, drejtori egzekutiv i “China Everbright” ka deklarue se objektiv i kompanisë asht me zhvillue në to pjesën logjistike të transportit ajror të mallnave.

Ndërsa vetë drejtori egzekutiv i TIA’s, Rolf Castro-Vasquez, kur pranoi interesimin kinez, tha se shitja synon zhvillimin e matejshëm të infrastrukturës së aeroportit.

Zyrtarisht TIA thotë se negociatat vazhdojnë dhe kalojnë në disa faza. Në rast se përmbyllen me sukses të gjitha këto faza, lajmi ka me u ba i ditun publikisht mbas këtij momenti.

“Detaje të matejshme preferojmë që të mos jepen, në respekt të këtyne negociatave dhe sidomos informacionit të saktë që TIA çmon se opinioni publik duhet të ketë”, thotë e kontaktueme nga Top Channel, drejtorja e Komunikimit e aeroportit, Arlinda Çausholli.