Per ate qe thote zoja Gaxherri ne Rrokum Roll, reagon vrazhde VV

ymeri-gaxherri-rrokum

Deklarata e deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri se, “Lëvizja Vetëvendosje asht satelit i PDK”, ka nxite reagimin e partisë së Visar Ymerit.

Ata e kanë cilësue këtë deklaratë disa herë, si diçka që vjen nga dikush “me probleme mendore”.

LVV thotë se deklaratat e Gaxherrit nuk mund të merren seriozisht, sepse, simbas tyne, “soji i Gaxherrit dhe i Bajram Gecajt janë thjesht kasneca të nji qeverie që tashma ka hy në krizë të patejkalueshme”.

Simbas Vetëvendosjes, askush në nji gjendje të mirë psikike nuk mundet me akuzue nji parti se asht “satelit i PDK”, kur asht vet në koalicion me te.

“Është vështirë të merret seriozisht ndonjë deklaratë e Besa Gaxherrit. Soji i Besa Gaxherrit e i Bajram Gecajt janë kasnecë të kësaj qeverie,  që ka kohë që ka hyrë në krizë të patejkalueshme, e që Qeveria i përdorë kur i duhen, zakonisht për dërdëllitje si këto. Vështirë të besosh që dikush që është në gjendje të mirë psiqike, mund ta akuzojë dikë si ‘satelit’ të PDK’së, derisa partia e saj është në koalicion me të”, shkruen Shkodran Hoti, zyrtar për media në VV.

“S’është normale një akuzë e tillë, kur të gjithë e dinë se partia e Besës ka hyrë nën sqetull të PDK’së. Ndryshe,  Besa njihet edhe më herët për deklarata skandaloze.  Ajo i ka quajtur edhe të burgosurit politikë njerëz me probleme psiqike. Si përfundim, deklaratat e saj shpërfaqin dy gjëra: krizën që ka hyrë Qeveria e s’po del dot dhe një krizë mendore e vetë Besës”, ka thanë ai.

Deputetja e LDK Besa Gaxherri deklaratat për Vetëvendosjen i ka dhanë në emisionin “Rrokum Roll” te Televizionit Rrokum, qe e moderon Fidan Jupolli.