Për Azem Sylen vendos sot Gjykata

sylaa

Sot gjykata ka me vendos për masën e sigurisë ndaj ish-deputetit të PDK’s, Azem Syla, derisa mbramë qendroi nën arrest policor.

Prokurori ka kerkue 30 ditë paraburgim për ish deputetin Syla, i cili asht arrestue sot në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipnisë, në Vërmicë.

Syla po dyshohet për krim t’organizuem, tjetërsim të pronave, shpëlamje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Mbas përfundimit të seancës ndegjimore që asht mbajt dje në Gjykatën Themelore të Prishtinës, avokati i Sylës tha se prokurori pretendon se tokat që janë tjetërsue janë të viteve të 50’ta dhe 60’ta.

Azem Syla së bashku me 50 persona tjerë dyshohen për veprat penale që kanë lidhje me krimin e organizuem, marrje ryshfeti, tjetërsim pronash.

Në lidhje me këtë rast janë arrestue gjashtë persona për të cilët u asht caktue nga 30 ditë paraburgim.

Në mesin e t’arrestuemve asht edhe ish-kryetari i Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka.