Për çfarë sulmi po perplaset Amerika me Rusinë!

SHBA thotë se Rusia asht pergjegjëse për nji sulm vdekjeprumës ndaj nji karvani ndihmash pranë qytetit sirian të Aleppos të Hanën.

Shtëpia e Bardhë tha se kjo asht nji tragjedi e randë humanitare.

Ndërkohë zyrtarët amerikanë i thanë BBC se dy avionë luftarakë rusë janë pergjegjës për sulmin.

Rusia e ka mohue përfshimjen e saj dhe thotë se incidenti asht shkaktue nga toka dhe jo nga ajri.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se në tokë nuk ka kraterë dhe kamionët nuk janë damtue në mënyrë të tillë si ndodh kur bombardohesh nga ajri.

Por SHBA insiston se sulmi ka qenë shumë i sofistikuem për me u krye nga toka.

Gjatë sulmit u vranë 20 civilë dhe u shkatërruen 18 nga 31 kamionë me ndihma.

Në nji tjetër zhvillim, nji sulm ajror pranë Aleppos të Martën vrau katër mjekë.

OKB ka pezullue për momentin dërgimin e ndihmave në Siri.

Kryqi i Kuq dhe OKB thonë se ky mund të jetë nji krim lufte.

Kjo situatë megjithatë nuk i ka pengue diplomatët amerikanë dhe rusë me negociue për arritjen e nji marrëveshje për Sirinë.

Sekretari i Shtetit, John Kerry tha se marrëveshja ‘nuk ka vdek’ ende.

 

Aid is seen strewn across the floor in the town of Orum al-Kubra on the western outskirts of the northern Syrian city of Aleppo on September 20, 2016, the morning after a convoy delivering aid was hit by a deadly air strike. The UN said at least 18 trucks in the 31-vehicle convoy were destroyed en route to deliver humanitarian assistance to the hard-to-reach town.  / AFP PHOTO / Omar haj kadour

 

Mideast Syria

 

TOPSHOT - Aid is seen strewn across the floor in the town of Orum al-Kubra on the western outskirts of the northern Syrian city of Aleppo on September 20, 2016, the morning after a convoy delivering aid was hit by a deadly air strike. The UN said at least 18 trucks in the 31-vehicle convoy were destroyed en route to deliver humanitarian assistance to the hard-to-reach town.  / AFP PHOTO / Omar haj kadour

 

SYRIA-CONFLICT-AID

 

6-aleppo