Për çka Basha po e akuzon Ramen!

Kreu i Opozitës në Shqipni, Lulzim Basha ka akuzue kryeministrin Rama për shpërdorim fondesh për lluksin qeveritar si dhe për vjedhje të parave, tue ba që të thuhet pastaj nga kreu i qeverisë se nuk ka pare për rritje rrogash si dhe për ilaçe dhe ndihmë fondesh.

Basha përmes nji statusi në Facebook ka shkrue se Edi Rama ka pranue publikisht faturën e korrupcionit të tij, që randon drejtpërdrejt te qytetarët.

Simbas Bashës 1 miliardë euro vjedhen e shpërdorohen çdo vit në tatime dogana tendera dhe koncensione hajdutnie.

 

“Janë pare të shqiptarëve, të djersës së tyne, të taksave që paguejnë. Por që plaçkiten nga qeveritarët e nuk kthehen në të mira për qytetarët. S’ka pare, thotë Rama, për ujësjellesa e rrugë. Nuk ka pare per ilaçe, per ndihmë ekonomike, per rritje pensionesh e rrogash. Nuk ka si të ketë, kjo ashtë fatura e korrupcionit.” ka shkrue nder te tjera kreu i PD’s Basha.