Për çka i kërkoi falje Biden Erdoganit?!

Zavendëspresidenti amerikan, Joe Biden, i kërkoi falje, gjatë vizitës së djeshme, presidentit Recep Tayyip Erdogan që nuk kishte ardhë ma herët mbas puçit të dështuem në Turqi muejin e kaluem.

“Kërkoj falje. Kisha deshirue me ardhe ma herët”, i tha Biden Erdoganit, i cili kishte kritikue aleatët e tij perendimorë, me në krye SHBA’të, që nuk ishin solidarë mbas grushtit të shtetit të 15 Korrikut dhe që nuk erdhën në Ankara, raporton “Anadolu”.

Nga ana tjetër, qeveria turke e priti me padurim këtë vizitë të zavendëspresidentit amerikan, e cila kërkon ekstradimin e ish-imamit, nji dosie që ka përkeqësue shumë muejin e fundit marrëdhaniet mes dy aleatëve të NATO’s.

Zavendëspresidenti amerikan deklaroi dje në Ankara se i kupton ndjenjat intensive të qeverisë dhe popullit turk mbi çashtjen e predikuesit Fethullah Gulen i strehuem në SHBA dhe i akuzuem nga Ankara për puçin e dështuem më 15 Korrik.

Biden shtoi gjithashtu se, Washingtoni ka me bashkëpunue me autoritetet turke mbi këtë çashtje.