Për çka ndihen krenar Isa Mustafa e Skender Hyseni

isaskenda

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ministri i Punëve të Mbrendshme Skënder Hyseni kanë vlerësu si të kënaqshme situatën e sigurisë në vend.

Këto deklarata Mustafa dhe Hyseni i dhanë mbas nji vizite që kryeministri ka ba në MPB.

Mustafa dhe Hyseni kanë trajtu gjendjen e pergjithshme të sigurisë në vend e me theks të veçantë kanë bisedu për terrorizmin.

Kryeministri Mustafa tha se ka nji bashkëpunim të mirë të MPB’s dhe policisë së Kosovës edhe me institucionet tjera të sigurisë si dhe me vendet në rajon e që ka mundësu që kjo Ministri të ndihmojë në sigurinë në rajon.

Mustafa tue fol për terrorizmin tha se në saje të punës që kanë ba institucionet e sigurisë për tetë muej nuk asht shenue asnji shkuemje e ndonji shtetasi të Kosovës në luftat në Siri dhe Irak.

Ministri Skënder Hyseni tha se Kosova mburret me punën që po ban në luftën kundër terrorizmit.

Kjo simbas Hysenit asht ba falë punës dhe fushatave vetëdijësuese.

Ministri Hyseni ka dhanë edhe shifra për qytetarët e Kosovës që gjenden në lufta në Lindje të Mesme.

Simbas tij në këto vatra të krizës mund të jenë 70 qytetarë të Kosovës.