Për çka po akuzohet Papa?

Papa

Dheta dijetarë konservatore katolikë kanë akuzue Papën Francesco’n se po bahet përhapës i herezive, nji përpjekje e guximshme, por me të gjithë gjasat e kotë me goditë Atin e shejt argjentinas dhe papatin e tij reformues.

Letra e ngarkueme teologjikisht i asht dorëzue Atit të Shejt më 11 Gusht me 40 nënshkrime poshtë, e që prej atëherë asht nënshkrue nga 22 persona të tjerë për m’u ba publike këtë fundjavë.

Në deklaratën për shtyp të lshueme ma vonë, organizatoret pretendojnë se flasin “në emën të nji numri të madh” klerikësh të cilëve ju “mungon e drejta e fjalës”. Letra nuk e akuzon Papën vetë si heretik, por për mbështetjen e pozicioneve heretike mbi martesën, moralin dhe Eukaristinë.

Shperndaje në: