Për çka po del para Gjykatës Murat Meha

Ka me nis sot gjykimi i Murat Mehës, Ismet Kryeziut e Nemanja Spasiqit, t’akuzuem për shpërdorim detyre.

Simbas aktakuzës, Meha në cilësinë e kryeshefit të përgjithshëm të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Ismet Kryeziu si drejtor i Drejtoratit Ligjor në këtë agjenci e kanë pengue të damtuemen ShPK “Marigona Residence” n’ushtrimin e veprimtarisë së saj, tue e vnue në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm.

Aktakuza sqaron se Meha e Kryeziu nuk e lejuen “ShPK “Marigona Residence” që simbas ligjit me regjistrue të drejtën e bartjes së pronësisë në regjistrin kadastral.