Për çka po e akuzojnë gjyqtarët e EULEX shefen e tyne!

Shefja e Misionit të EULEX’it, Alexandra Papadopoulou asht përball me nji akuzë të shkrueme nga tetë gjyqtarë të EULEX’it për shkelje të ligjit.

Ata e kanë akuzue shefen e tyne se në mënyrë të kundërligjshme ka anulue përzgjedhjen e gjyqtarëve.

Shefja e misionit ka anulue këtë proces, me arsyetimin se ka pasë shkelje.

Mirëpo, Bordi i ankesave nuk ka gjetë shkelje.

EULEX’i nuk asht përgjigj ende lidhun me akuzat e gjyqtarëve, shkruen Insajderi.