Për çka po e akuzon Amerika tash Rusinë!

Shtetet e Bashkueme e kanë akuzue Rusinë dhe presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, për “fushatë të harmonizueme” kundër civilëve.

Zadhanësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, tha se forcat qeveritare siriane, të mbështetuna nga aeroplanët e Rusisë, po përpiqen me i bombardue civilët për me i gjunjëzue.

Këto komente u banë mbasi qeveria e Sirisë javën e kalueme ka shpall ofensivë të re kundër kryengritësve opozitarë në qytetin lindor Aleppo, ku jetojnë afro 275 mijë njerëz.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se ma se paku 231 civilë janë vra nga dhuna në këtë qytet dhe në periferi të tij, prej se armëpushimi nji javor, i ndërmjetësuem nga Shtetet e Bashkueme dhe Rusia, u shkatërrue më 19 Shtator.