Për çka po e akuzon Zoja Clinton, Donald Trumpin?

clinton-trump

Kandidatja demokrate, Hillary Clinton ka shtue sulmet e saj ndaj rivalit Donald Trump, tue e etiketue atë si nji kritikues i grave për dokjen e tyne fizike.

Clinton tha se, Trump kishte nji histori 30 vjeçare të “degradimit, poshtnimit, fyemjeve dhe sulmeve ndaj grave”.

Ndërkohë, Trump e ka quejt Clinton “të korruptueme” dhe tha se ajo ka me “shkatërrue gjithmonë sistemin shëndetësor amerikan”.

Kandidati republikan asht përballë me nji varg akuzash për ngacmim seksual në muejt e fundit, mbas nji video të publikueme të vitit 2005, ku ai shihet tue ba komente eksplicite për gratë e shfaquna në video./BBC