Për çka po e fajëson Presidenti Thaçi, Qeverinë e Shqipnisë?

Në intervistën për “Jeta në Kosovë”, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi foli për nji ndër çashtjet ma të debatueshme të ditëve të fundit: nji projekt rrugor që asht raportue se asht ba nga qeveritë e Serbisë dhe Shqipnisë për me lidhë Nishin dhe Durrësin me autostradë.

Kosova e ka gjetë veten të injorueme në këtë proces.

Thaçi tha se, autostrada e Kosovës asht krye në masën 80 %, ndërsa fajësoi palën shqiptare që ka mbetë mbrapa në këtë proces.

“Unë e kisha vlerësue ma shumë paaftësi, sepse ma shumë asht paaftësi dhe mosgadishmëni”, tha Thaçi kur u pyet nëse Shqipnia po kallxohet ma e mençun tue pritë fonde europiane për ndërtimin e pjesës së mbetun të autostradës që e lidh me Kosovën.