Për çka po e fajëson Xhavit Haliti Qeverinë e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka ba nji varg kritikash për përgjegjësit e rendit e të sigurisë në Kosovë.

Haliti ka kërkue nga të gjitha organet e sigurisë, përfshi edhe shërbimin sekret, që me qenë sy hapun për me ditë se çka po ndodhë në vend, e sidomos me pjesën veriore.

Haliti akuzoi edhe ministrin e Punëve të Mbrendshme, Skender Hysenin, se po i injoron në komisionin për siguri, që me i sqarue gjanat për rastin e Kumanovës, për të cilin nënkryetari thotë se këtë kanë mujt me parandalue institucionet e sigurisë të Kosovës dhe Maqedonisë.

Madje, ai thotë se për këtë rast, emnat i kanë pasë në tavolinë funksionarët e naltë të të dyja vendeve, tue përfshi edhe Qeverinë e Kosovës.