Për çka po i ban thirrje Obama Trump’it, në lidhje me Rusinë?

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka ba thirrje mbasardhësit të tij, Donald Trump, që me ju kundërvu Rusisë kur ajo t’i shmanget “vlerave tona dhe normave ndërkombëtare”.

Këto komente ai i ka ba sot në Berlin, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Zoti Trump, i cili e merr presidencën amerikane më 20 Kallnor, potencialisht ka sinjalizue ma tepër qasje pajtuese me Moskën.

Në vitet e fundit, lidhjet e Moskës me Washigntonin kanë ra në nivelin ma të ulët prej periudhës së Luftës së Ftoftë, për shkak se Shtetet e Bashkueme dhe Rusia kanë përplasje lidhun me Ukrainën, Sirinë dhe çashtjet të tjera.

Obama ju tha reporterëve se shpreson se, Trump asht “i gatshëm me ju kundërvu Rusisë, kur ajo të shmanget nga vlerat tona dhe normat ndërkombëtare”.