Për çka po ndihet i lumtun kreu i OSBE’s në Kosovë!

Kreu i OSBE’s në Kosovë, Jan Braathu, tha se asht i lumtun për aktakuzat dhe denimet që po shqipton gjyqësori.
Drejtuesi i OSBE’s në Kosovë, Jan Braathu, që asht pjesë e panelit të diskutimeve për integrimet europiane në seminarin e Asamblesë Parlamentare të NATO’s, që po zhvillohet në Prishtinë, tha se po e gezojnë aktakuzat e ngrituna dhe denimet.

“Jemi të lumtun kur shohim jo vetëm aktakuza të shumta, por edhe denime,” tha Braathu.

Por ai tërhoqi vëmendjen se ndërtimi i institucioneve demokratike nuk bahet shpejt.

“Institucionet e Kosovës janë të reja, ndërtimi i tyne merr kohë. E ndërtimi i institucioneve të Kosovës asht thelbi i mandatit të OSBE’s. Tash jemi angazhue në përmisimin e punës së institucioneve,” tha Braathu.

Kreu i OSBE’s tregoi se kë përkrah misioni i drejtuem prej tij.