Për çka po i thurrë lavde vetës Isa Mustafa!

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka thanë se sivjet në Kosovë do të ketë rritje ekonomike mbi 4 për qind, dhe kjo simbas tij ndodh si rezultat i punës së tyne.

“Na për herë të parë në histori, pra kjo Qeveri ka me ba buxhetin shtetnor 2 miliardë euro”, ka deklarue ai.

Kryeministri Mustafa komentet i ka ba në konferencën “Politikat e Qeverisë për avancimin e statusit të grues në shoqni” që asht organizue në kuadër të zgjedhjeve të Forumit të Grues së LDK’s.