Për çka po takohen tash Albin Kurti me Jakup Krasniqin! (foto)

Kandidati i mundshëm i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, në këto momente asht tue u takue me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

 Lajmi.net merr vesh nga burime të sigurta mbrenda VV’s se Kurti dhe Krasniqi po takohen në nji lokal afër selisë së Lëvizjes Vetëvendosje në lagjen Arbëria.

Vetëvendosje sot dy herë e ka shty konferencën për media, derisa në publik po qarkullojnë spekulime për nji marrëveshje të mundshme me LDK’n.

Të kujtojmë që mbramë pak para mesnatës PDK, AAK dhe Nisma arritën koalicion parazgjedhor, me kandidat për Kryeministër Ramush Haradinajn.