Për çka Stojanovic po e akuzon Prishtinën!

branimir-stojanovic

Zavendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Branimir Stojanovic ka komentue ndalimin e Kosovës që e ka ba për shtetasit serbë që udhëtojnë me letërnjoftime në Kosovë.

Stojanovic thotë se sjellja e Prishtinës rreth ndalimit të përdorimit të letërnjoftimeve serbe si dhe ndërmarrja e masave të tjera asht nji përpjekje që fokusi publik të largohet nga temat kryesore, si janë formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe fillimin e punës së Gjykatës Speciale, raporton RTS.

Stojanovic thotë se kjo asht ikje nga problemet që janë shumë të dhimbshme për Prishtinën.

Ai thotë se Serbia dhe serbët në Kosovë janë të gatshëm për ta formu Asociacionin, por se si tha ai “Bashkimi Europian duhet të bajë pjesën e vet si dhe duhet me i ba presion Qeverisë së Kosovës për ta zhbllokue procesin”.