Për çka u arrestuen 9 persona n’vend!

policeee

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimit t’organizuem DHKO, ka realizu nji operacion të gjanë policor, në pesë rajone të ndryshme, me ç’rast ka rezultu me arrestimin e 9 personave të dyshuem për veprat penale ‘organizim të skemave piramidale, bixhozit’ dhe ‘krim të organizuem’.

Operacioni policor asht realizu me urdhnesë të gjykatës kompetente dhe në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe ATK’n, si dhe të asistuem nga njisi policore (NJSO dhe NJRSH), ku janë kontrollu 21 lokacione në rajonet e Prishtinës, Pejës Gjakovës, Gjilani dhe Ferizajt .
Personat e arrestuem në këtë rast janë: Q. M. (1989); M. A. (1954); A. B. (1989); SH. B. (1981); G. N. (1987); M. K. (1985); P. N. (1984); B. B. (1986) dhe S. B. (1967).

Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestru si prova materiale: 2 armë zjarri, 9 fishekë, 125 aparate të lojnave të fatit, 1 rulet, 15 shtëpiza kompjuteri, 9 KENO lojna, 1 aparat për shtypje te tiketave, 9 DVR regjistrues, 10906.10 € euro para kesh dhe dokumente të ndryshme, librat e shitjes etj.