Për çka u ba Kosova top lajm në mediat turke?

Kosova asht ba top lajm në mediat e Turqisë dje dhe sot. Kjo, për organizimin e Dites Nacionale në kuadër të Expo 2016 Antalya, nji prej ngjarjeve ma të randësishme në botë ku promovohen shtetet.

Media të mëdha në Turqi i kanë dhanë nji randësi aktiviteteve nga Kosova, tue prezentue aktivitetet që ishin organizue me këtë rast.

Në Expo, që organizohet nëpër shtete të ndryshme, sivjet kanë marrë pjesë mbi 50 shtete me pavilionet e tyne. Mediat turke i kanë dhanë nji randësi të veçantë prezentimit të Kosovës, që ka qenë edhe nji prej pavilioneve ma të vizitueme.

Në Ditën Nacionale në pavilionin e Kosovës u organizue nji pritje për shtetet pjesëmarrëse, me ç’rast përformoi kuarteti Pentagram nga Prizreni dhe u hap ekspozita me fotografi nga Bujar Gashi. Mandej grupi folklorik tradicional i shqiptarëve nga Bursa përformoi me valle të ndryshme, si dhe u shfaq filmi ‘Shok’.

Ndryshe, EXPO mbyllet më 30 Tetor, ndërsa asht hapë prej muejit Prill të këtij viti. Iniciatore e hapjes së pavilionit të Kosovës në Expo ka qenë Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural që tash drejtohet nga Memli Krasniqi.

kili1 kili3