Për çka u tut Bill Clinton gjatë luftës në Kosovë!

Kur Bill Clinton ishte ende në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte nji diskutim të sinqertë me kryeministrin e atëhershëm të Mbretnisë së Bashkueme, Tony Blair rreth refugjatëve nga Ballkani.

Në atë kohë, Lufta e Kosovës kishte shpërthy, shkruen Townhall.

Clinton ndiqte me kujdes këtë krizë, tue shmang edhe vëmendjen nga skandali seksual i zbuluem me Monika Lewinsky dhe u angazhue në nji veprim agresiv të kësaj lufte.

Në diskutimin me Blair, tue reduktue pjesën e tij, Clinton tha se ai deshiron me marrë refugjatët, por shprehi shqetësime se ata mund të mos duen me lanë futjen e nji force paqeruejtëse ndërkombëtare të udhëhequn nga NATO- KFOR’i, transmeton KosovaPress.

“E kuptoj problemin”, i tha Clinton, Blair’it.

“Në njanën anë, na duhet me i ba presion të mjaftueshëm Maqedonisë dhe Shqipnisë që të mos i mbyllin kufijtë. Tu themi bisedoni me popullin tuej. Në anën tjetër, unë do të doja të marrë 100 mijë njerëz dhe t’i sjellë në Amerikë nesër si dhe të marrë përsipër rrezikun kur ata të mos duen të kthehen ma në shtëpi. Mirëpo, unë nuk due asnji nga ta. Atyne mund t’ju pelqejë këtu dhe të mos duen me u largue ma”.