Për çka u ‘qortue’ Kosova nga Bundestagu gjerman!

Gjermanët kanë këshillue Kosovën me lëvizë me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashma shumë kohë asht humb.

Kosovës edhe nji herë i asht kërkue me u plotësue dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave.

Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman. Madje ata kanë këshillue që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, mbasi që tashma mjaft kohë asht humb, shkruen gazeta Zëri.

“Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por nji marrëveshje asht mirë që të arrihet sa ma shpejt mbasi që koha asht tue ikë sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thanë kryetarja e Komisionit për Integrime Europiane, Njomza Emini, mbas takimeve të zhvillueme nga Bundestagu dhe Bundesrat.