Për Demarkacionin çdo gja ka përfundue, thotë Presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thanë se nesër ka me udhëtue ne Mal të Zi për me marrë pjesë në ceremoninë e organizueme nga ky shtet, në shenimin e 10-vjetorit të pamvarësisë.

Ai ka thanë se në Mal të Zi, nuk ka me shkue për ndonji agjendë diskutimi.

Thaçi gjatë inspektimit të punimeve n’autostradën “Arbër Xhaferi”, ka thanë se çashtja e demarkacionit të kufinit me Malin e Zi asht e kryeme dhe e nënshkrueme nga dy shtetet.

I pyetun për propozimin e AAK e Nismës që Demarkacioni të rinegociohet në Bruksel, Thaçi nuk e ka komentue shumë, por ka thanë se të gjithë kanë të drejt të japin mendime dhe propozime, por vendimet duhet të merren me nji unitet të gjanë.