Për Halitin drejtorët nuk janë t’shkarkuem, kërkon sqarim nga Muhaxheri

xhavit-haliti

Për përplasjet e fundit në koalicionin lokal LDK-PDK në Pejë, ka folë Xhavit Haliti, Kryetar i degës së PDK’s në këtë komunë.

Tue u thirrë në marrëveshjen e bashkëqeverisjes, në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, Haliti ka deklarue se, drejtorët nga subjekti i tij, i shkarkon kryetari i degës së PDK’s dhe jo ai i LDK’s.

Haliti ka kujtue edhe bazat e ndërtimit të këtij kolaicioni në Pejë.

“Së pari, koalicionin e kemi ba në nji moment shumë të randësishëm, kur pritej që mos me pasë aq kuorum për me u konstitue Kuvendi i Pejës. Për m’i dhanë nji shtytje konstituimit të organeve unë kam ndërrmarë nji veprim që me ba koalicioon me LDK’n. Kuptohet, koalicioni ka funksionue, derisa unë dhe Gazmend Muhaxheri kemi bashkëpunue për interes të qytetarëve dhe nuk kemi nda interesa as personale as në mes të partive. Veprimi për përjashtimin e drejtorëve nuk asht në përputhje me marrëveshjen që kemi ba dhe drejtorët i ngarkon ose i shkarkon kryetari i degës së Pejës dhe jo i LDK’s”, tha Haliti.

Haliti ma tej ka shtuw se për te, drejtorët në fjalë nuk janë të shkarkuem.

“Së pari, Gazi për nji veprim të tillë asht dashtë që me kërkue takim me mue dhe me arsyetue veprimin e tij, në qoftë se asht i arsyeshëm. Në qoftë se, drejtorët e PDK’s janë të implikuem në shkelje të ligjit, në korrupsion, atëherë unë ka me arsyetue. Por, veprimi i njianshëm i z.Muhaxheri, pa marrëveshje, mendoj ka qenë i ngutshëm, gja që unë seriozisht jam tue e rishikue se, cili ka me qenë varinati i mundshëm mbas ktij veprimi. Për mue, drejtorët nuk janë shkarkue”,deklaroi Xhavit Haliti.