Për herë të parë komunat veriore aprovojnë buxhetin e Kosovës

Katër komunat veriore të vendit kanë aprovue për herë të parë buxhetin e tyne për vitin e ardhshëm, simbas kornizës buxhetore të Republikës së Kosovës.

Buxheti i përgjithshëm i komunave veriore për vitin 2017 asht në total 14 milionë e 265 mijë e 712 euro, ndërsa parashihen investime në infrastrukturë, arsim, shëndetësi dhe në fusha tjera.

Mitrovica Veriore ka aprovue buxhet prej 5.538. 163 euro, Zveçani 2.203. 452 euro, Zubin Potoku 2.313. 826 euro, ndërsa Leposaviqi ka miratue buxhetin prej 4.210. 271 euro.

Ndërkohë që në interpelancën e fundit të kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, lidhun me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Kosovës, u fol edhe për buxhetin. Mustafa tha para deputetëve se katër komunat veriore kanë miratue buxhetin me rregullore të Republikës së Kosovës.

Bashkim Cimili, shef i grupit parlamentar të PDK’s në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore, ka ba të ditun për KosovaPress se asamblistët shqiptarë nuk e kanë votue buxhetin.