Për herë të parë Kongresi rrxon veton e Presidentit Obama

Kongresi i kontrolluem nga republikanët ia ktheu presidentit Barack Obama veton qe ai ma herët i vendosi ligjit që lejon të afërmit e të ndjerëve të sulmeve të 11 Shtatorit të padisin Arabinë Saudite. Kjo shënon herën e parë që Kongresi rrxon nji veto gjatë administratës Obama.

Shtëpia e Bardhë argumenton se legjislacioni ka me krijue probleme ligjore për amerikanët që jetojnë jashtë vendit si edhe njikohësisht kishte me damtue interesat e Shteteve të Bashkueme me vendet e tjera.

Obama asht shprehë se arsyeja pse i ka vendosë veton asht sepse ligji i njohun si “Drejtësi kundër sponsorëve të terrorizmit”, kishte me minimizue rolin e presidentit për të realizue politikën e jashtme.

Arabia Saudite ka mohue çdo lloj përfshirmje në sulmet ma të randa terroriste që kanë ndodhë ndonjierë në Shtetet e Bashkueme. Por, faktet kallxojnë të kundërtën, 15 nga 19 rrëmbyesit e katër avionëve në New York dhe Washington, u identifikuen si shtetas sauditë.