Për herë të parë në Kosovë mbahet Asambleja Parlamentare e NATO’s

Për herë të parë në Prishtinë në këtë fundjavë me datat 22 dhe 23 Tetor, ka me u mbajt Asambleja Parlamentare e NATO’s, bajnë me dije burime të Gazetës Monitor. Në Prishtinë ka me u mbajt Seminari Rose-Routh me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga tana vendet anëtare të NATO’s.

Ligjvanësit e Asamblesë Parlamentare të NATO’s kanë me folë për vendin dhe rolin e Kosovës në Europë dhe për sigurinë euroatlantike. Nji takim i ligjvanësve nga vendet anëtare dhe partnere të NATO’s asht vendosë që të mbahet në Prishtinë, të Shtunën, me komentet, që kanë me u ba nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe Shefja e Zyrës së BE’s në Kosovë, Ambasadorja Nataliya Apostolova. Në takimin 3 ditor ka me u diskutue për perspektivën e Kosovës në marrëdhaniet me Bashkimin Europian dhe rolin evolues të NATO’s në rajon, që pason Samitin e Aleatëve të Krerëve të Shteteve dhe të Qeverive, të mbajtun në muejin Korrik, në Varshavë.

Gazeta Monitor raporton se ligjvanësit e NATO’s kanë me i shqyrtue zhvillimet politike, socio-ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë, perspektivat për bashkëpunim të matejshëm ekonomik rajonal, si dhe reagimin e Ballkanit Perendimor ndaj sfidave që vijnë nga terrorizmi ndërkombëtar dhe menaxhimi i fluksit të migrimit nëpër Europë.

Seminari asht organizue në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e kryetarit të Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në AP të NATO’s, z. Xhavit Haliti, dhe me përkrahjen e Qeverisë zvicrane.