Për here të parë, në Shqipni ka me u mbajtë Asambleja Parlamentare e NATO’s

Shqipnia ka me qenë për herë të parë vendi pritës i Asamblesë Parlamentare të NATO’s.

Lajmin e ka konfirmue sot deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, përmes shkrimeve në rrjete sociale, tue thanë se Asamblejae NATO’s ka me i zhvillue punimet në Tiranë, në datën 27 Maj.

Ai ndodhet në Francë, si pjesë e delegacionit shqiptar në punimet e Asamblesë së NATO’s.

Në Asamblenë Kombëtare të Francës. Vendin e fjalës dhe revolucionit evropian. Tanimë është zyrtare, Tirana pret në 27 maj Asamblenë Parlamentare të NATO-s”, shkruejti Majko në Facebook.

Të njajtën gja e ka postue në Facebook edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, gjithashtu pjesë e delegacionit shqiptar në Asamblenë e NATO’s.

Përveç temës së terrorizmit, krizës humanitare të refugjatëve , Rusisë etj. sot u fol përsëri për nevojën urgjente, për adaptimin me shpejtësi të një strategjie të re për të adresuar situatat e kohëve të fundit. Mbledhja e ardhshme e Asamblesë Parlamentare të NATO-s do bëhet në Tiranë”, shkruejti ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.