Për here të pare, Serbia paguen kompensim për familjet e shqiptarëve të vramëve

Gjykata Themelore në Beograd, ka marë vendimin që Republika e Serbisë me i pague 25.9 Dinar (210.000 Euro) kompensim, 24 të afërmve të 14 grave dhe fëmive që u vranë në Mars të vitit 1999 para oborreve të shtëpive të tyne, në Podujevë, nga pjesëtarët e Minstrisë së Mbendshme serbe ” Shkorpion”.

Simbas Fondit për të Drejtën Humanitare asht aktgjykimi i parë në Serbi, përmes së cilit jepet dëmshpërbilm për përgjegjësitë e shtetit serb për krimet që forcat e saj i kanë krye ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Më 28 mars të vitit 1999 pjesëtarë e ” Shkorpion“, në oborrin e familjes Gashi i kanë vrarë 14 gra dhe fëmi, në Podujevë.

Veç pesë fëmi i kishin mbijetue kësaj masakre e që janë Saranda, Fatosi, Jehona, Lirija dhe Genc Bogujevci.

Për këtë krim në 2010 janë dënue Dragan Borojevic, Miodrag Solaja, Dragan Medic dhe , Zeljko Djukic.