Për herë të parë sot Kuvendi ka me i shqyrtue 7 projektligje

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka me mbajtë sot seancën e rregullt plenare ku mbas pikave të rregullta, kohës për deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare ka me i shqyrtue për herë të parë shtatë projektligje.

Në seancën e sotme ka me u shqyrtue Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, Projektligjin për kontrollin e mbrendshëm të financave publike, Projektligjin për Inspektoratin Shëndetësor, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lirinë fetare në Kosovë, si dhe Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme në Kosovë.

Nëse kalon procedurat e parapame parlamentare, ndërkaq, në këtë seancë ka me u shqyrtue edhe Projektligji për Obiliqin.