Për kend po e len ministrinë Bekim Çollaku!

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku n’emisionin Infobox të RTV Dukagjini ka thanë se qytetarët e Kosovës ma së largu në Kallnor do të lëvizin pa viza në vendet e BE’së.

Çollaku ka thanë se Brukseli e konfirmoi edhe nji here mbështetjen për t’ardhmen europiane të Kosovës me votimin pozitiv në Komisionin e Parlamentit Europian për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të mbrendshme (LIBE).

Ministri Çollaku konfirmoi se do te jetë në Presidencën e Kosovës ngase puna e tij si ministër i Integrimit ka përfundue.

E se çfarë pozite do të ketë, ai ka thanë se do të jetë numri dy mbas Presidentit.

Bekim Çollaku ka thanë se tash i takon deputeteve të Kosovës me përcaktue fatin e levizjes së lirë, tue votue demarkacionin, i cili asht kusht i Bashkimit Europian, e të cilin ai e konsideroi padrejtësi që po i bahet qytetarëve krahasue me vendet e tjera te rajonit.

Megjithatë Çollaku shprehu mirënjohjen tij për të gjithë ata eurodeputet që dje dhanë votën e tyne pozitive për vazhdimin e këtij procesi.