Për kend po ndertohet ky muri i madh në Francë!

Në Francë ka nisë puna për të ashtuquejtunin “Muri i Madh i Kalais”, rreth 4 metra i naltë, ai synon me ndalue refugjatë të ndryshëm që me hipë në kerre apo kamionë për me shkue në Angli.

Struktura me vlerë 2.5 milionë paund financohet nga Britania dhe ka me vijue për 1 kilometër përgjatë rrugës që të dërgon për në portin francez.

Parashikohet se finalizimi i ndërtimit të këtij muri, ka me  perfundue pak para vitit të ri.

 Nji përpjekje ligjore e kryebashkiakut të Kalais për me ndalue ndërtimin e këtij muri u hodh poshtë nga administrata lokale.