Për kend po organizon stervitje KFOR’i

Grupi Luftarak Shumëkombësh-Lindje dhe njisitë Rezervë Taktike Manovruese të KFOR’it do të zhvillojnë nji stërvitje shumëkombëshe trajnimi, në nji zonë trajnimi afër Zhegovcit të Poshtëm, në jug të Prishtinës, për me rrituë nivelin e ndërveprimit dhe për me ndërtue besimin ndaj KFOR’it.

Stërvitja asht pika kryesore e nji plani të trajnimit që njisitë e KFOR”it e kanë krye dhe do të përfshijë nji sulm nga ajri, trajnim situacional në nivel skuadre dhe togu, si dhe detyra komanduese në nivel të batalionit dhe brigadës.

“Ekipet e ushtarëve nga Shtetet e Bashkueme dhe Portugalia do ta kryejnë trajnimin e tyne për të tregue aftësinë për me lëvizë kudo në Kosovë dhe me kryejë çdo lloj operacioni të kambësorisë, tue theksue ndërveprimin në mes të partnerëve të NATO’s me qëllim të përmbushjes së misionit të KFOR’it, tue sigurue lirinë e lëvizjes dhe ruejtjen e nji mjedisi të sigurt në tanë Kosovën”, thuhet në njoftimin e KFORit.