Për kend po thurrë lavde Isa Mustafa!

Kryeministri Isa Mustafa, në nji intervistë për emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka folë perseri për luftën kundër terrorizimit, por edhe për rrezikun që i kanoset vendit tonë nga sulmet terroriste.

Simbas Kryeministrit, Kosova tash qendron mirë në këtë drejtim, derisa ka përmend edhe mos shkuemjen e asnji kosovari n’Irak dhe Siri qe tetë muej.

Në këtë mes, kreu i egzekutivit ka përmend edhe nji fakt interesant simbas të cilit shumë kosovarë që aktualisht janë në ISIS, po kerkojnë të kthehen në Kosovë.

“Kemi problem me familjarët e njerëzve që kanë ra atje ose janë ende në këto fronte, sepse disa prej tyne deshirojnë me u kthye nga ISIS’i, por asht problem se si t’ju mundësohet kthimi në Kosovë. Sidoqoftë, masa të mira janë ndërmarr për shkak se kemi ligjin që parandalon shkuemjen në luftat e hueja”, ka thanë Mustafa.