Për Kosovën, edhe liberalizimi i vizave me kushte

Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe mundet me ndodh, por me disa kushte.

Sot e përditshmja “Welt am Sonntag”, shkruen se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Europian, ka me pësue nji ndryshim nga praktika e deritashme.

Kjo sidomos për shtetet që asht planifikue dhe paralajmërue se kane me u liberalizue këtë vit. Kështu, tu’ fillue me Turqinë, Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën.

Kjo u ba e ditun nga nji diplomat që s’ka dashte me ju përmend emni.

Simbas këtij plani, “marrëveshja në fjalë ka me përmbajtë nji klauzolë suspendimi, e cila ka me u aktivizue automatikisht nëse shteti që e ka arrite marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta”.

Ky suspendim mundet me u zbatue te Turqia, nëse ajo nuk i kthen mbrapa refugjatët nga Greqia, te Ukraina mundet me u zbatue nëse ajo nuk i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën. E për Kosovën e Gjeorgjinë, kjo vlen në rast se nga këto vende ka me pase azilkërkues në vendet anëtare të BE’s.