Për krim t’organizuem, aktakuzë ndaj 21 personave!

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngrit aktakuzë kundër 21 personave.

Prokuroria Speciale ka njoftue se 21 t’akuzuemit kanë krye disa vepra penale, perfshi edhe shmangien nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore.

“Simbas aktakuzës 21 të pandehunit akuzohen për vepër penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuem nga neni 283 paragrafi 2 dhe paragrafin 1, lidhun me veprat penale kontrabandimi i mallnave nga neni 317 paragrafi 2, tregtia e ndalueme nga neni 305 paragrafi 2 dhe shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 paragrafi 3”, ban të ditun Prokuroria.

Simbas njoftimit të Prokurorisë, krejt veprat penale lidhen me nenin 31, si dhe për armë mbajtje nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK’s.

Rasti në fjalë asht nga landët e shenjëstrueme, ndërsa,  aktakuza asht  ngritur  nga nji prokuror vendor nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.