Për krime lufte, ky asht numri i shqiptarëve e serbëve që u denuen!

drejtesiaa

Drejtësia në gjykimin e krimeve të luftës dhe krimeve me prapavijë politike dhe etnike në Kosovë ende mungon.

Ky asht përfundimi i cili asht paraqit në nji raport te titulluem “Drejtësia ende e paarritshme”, i publikuem nga Fondi për të Drejtën Humanitare me seli në Kosovë, i cili edhe ka ba monitorimin e gjykimeve të krimeve të luftës dhe veprave penale të motivueme politikisht dhe etnikisht.

Në bazë të këtij raporti, rezultatet e të cilit u publikuen sot, në 8 raste për këto krime, gjatë vitit 2015 janë të akuzuem 30 shqiptarë dhe 5 serbë.

Nga monitorimi i gjykimeve të këtyne landëve simbas raportit, sfidë mbetet se të dyshuemit janë jashtë Kosovës, frigësimi i deshmitarëve dhe vështirësia në mbledhjen e fakteve, tani mbasi kanë kalue disa vite që prej kur janë krye këto krime.

Zavendëskryeprokurorja e Kosovës Sevdije Morina, tha se gjyqësori vendor si dhe misionet ndërkombëtare si EULEX’i, kanë ba pak sa i përket trajtimit të këtyne rasteve.