Për Nanën Tereze nesër në Vatikan lutet edhe në shqip

Foto: Trupi i pajetë i Nanës Tereze

Në gjuhën bengali ka me u thanë nji lutje për qeveritë e parlamentet, që të mbrojnë jetën dhe dinjitetin e çdo njeriu, tue promovue paqen e drejtësinë.

Në gjuhën kineze ka me ju naltue Zotit lutja për të krishtenët e persekutuem, që Ai i Lumi m’i ngushëllue me praninë e Tij, me ju pri në natën e errët e të bajë që të lindë për ta dielli i drejtësisë.

Së fundi, në gjuhën e Shën Terezës, në shqip, lutja që Zoti m’i mbushë barij e besimtarë me Shpirtin e vet, për ta shue etjen e Jezusit në vllaznit.