Për pak me ndodhë nji aksident ajror mes SHBA’ve dhe Rusisë

Tashma, avionët rusë dhe amerikanë që operojnë në Siri, munden me komunikue mes tyne. Këtë e ka ba të ditun nji zyrtar rus, këtë të Premte.

Kjo vjen, mbasi nji aksident ajror për pak ka ndodhë midis SHBA’ve dhe Rusisë, disa ditë ma parë, shkruejnë mediat ndërkombëtare.

Simbas zyrtarit rus, më 17 Tetor, nji avion rus dhe nji avion amerikan kanë kalue pranë njani-tjetrit në Siri.