Për pranimin e Kosovës n’UEFA uron edhe ambasadorja gjermane, Angelica Viets

viets.jpg

Ambasadroja gjermane, Angelica Viets, me rastin e pranit të Kosovës në UEFA tha se ky asht nji hap i randësishëm jo vetëm për futbollin kosovar por edhe për Kosovën në përgjithësi.
Ambasadorja Viets tha se asht e kënaqun që lojtarët e ri të futbollit kosovar ka me pase shansin për me luejte n’emën të vendit të vet, tue shpresue që anëtarësimi i Kosovës në UEFA ka me vendos standard të reja.

“Miq të dashtun të futbollit kosovar, lajmi i anëtarësimit të Kosovës në UEFA, asht nji hap i randësishëm për futbollit kosovar, por poashtu edhe për Kosovën në përgjithësi. Kosova ka luejt në disa lojna miqësore ndërkombëtare jozyrtare dhe shumica nga lojtarët ma të mirë luejnë për ekipet tjera (Shqipninë, Zvicrën). Unë jam shumë e kënaqun që futbollistët e ri kosovare kane me pase shansin me luejte n’emën të shtetit të tyne dhe unë shpresoj që anëtarësimi i Kosovës në UEFA ka me vendos standarde të reja dhe lehtësime jo veç në aspektin e sportit por ka me kontribue edhe në integrimin e përgjithshëm të Kosovën në Europë”, tha ambasadorja Viets.

Për anëtarësimin e Kosovës në UEFA kanë ardhur urime edhe nga Ambasada Amerikane, norvegjeze e britanike.