Për Putinin, Castro ishte ‘simbol i nji epoke’

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka lavdue ish-liderin revolucionar të Cuba’s, Fidel Castro, i cili ka vdek në moshën 90-vjeçare, tue  thanë se ai ishte “simbol i nji epoke”.

Në telegramin e zotit Putin dërgue presidentit aktual të Cuba’s, Raul Castro, theksohet se “emni i burrështetasit të shquem me të drejtë konsiderohet si simbol i nji epoke në historinë botnore moderne”.

Putin theksoi se “Fidel Castro ishte mik i sinqertë dhe i besueshëm i Rusisë”.