Për Qeverinë, Demarkacioni asht çashtje e mbyllun

Për Qeverinë e Kosovës, çashtja e Demarkacionit asht çashtje e mbyllun.

Qeveritarët nuk po shprehin gadishmëni për gjetjen e nji zgjidhje të ndërmjetme për të shmangë ndonji konflikt eventual në rast të miratimit të versionit aktual të Demarkacionit.

Faton Abdullahu, këshilltar i kryeministrit Mustafa, thotë se Egzekutivi konsideron se e ka përfundue këtë çashtje dhe e ka kalue në Kuvend.

Gjetjet e Komisionit Shtetnor, simbas tij, janë të argumentueme dhe puna e bame asht profesionale dhe e dobishme për interesin nacional të vendit.